Një vatër zjarri është përhapur me shpejtësi pasditen e sotme në zonën e Fllakës, në Durrës.
Sipas të dhënave paraprake, flakët kanë përfshirë një pikë grumbullimi skrapi, kurse zjarri është përhapur edhe në bimësinë përreth dhe përgjatë kanaleve.
Shërbimet zjarrfikëse nga Durrësi dhe Shijaku ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e flakëve, ndërsa tymi i dendur është i dukshëm edhe nga autostrada Durrës-Tiranë.
Shkaqet e rënies së zjarrit dhe përmasat e dëmeve mbeten ende të paqarta.
©ZëriOnline


