Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Unazën e qytetit të Fierit.
Një automjet tip Toyota ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit.
I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


