Kërcënohet me eksploziv biznesmeni në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë! Mesazhin e dërgojnë me kuti picash

Date:

Share post:

Biznesmeni Zija Shulku në Peshkopi, raportohet të jetë kërcënuar sot kur i është kërkuar të paguajë 50 milionë lekë, me paralajmërimin se në të kundërt biznesi do të hidhej në erë.

Sipas të dhënave paraprake, mesazhi është dërguar përmes një kutie picash. Brenda saj ndodhej një mesazh ku kërkohej shuma e parave, si edhe disa materiale që dyshohet se mund të përbënin një pajisje artizanale të ngjashme me eksploziv.

Pas sinjalizimit, Policia rrethoi zonën në dalje të qytetit të Peshkopisë dhe mbajti nën kontroll perimetrin për rreth tre orë, për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Në vendngjarje mbërritën specialistët e çminimit dhe neutralizimit të lëndëve shpërthyese nga Tirana. Gjatë ndërhyrjes u morën masa të tjera sigurie, ndërsa u mbyllën edhe subjektet pranë zonës së karburantit.

Për të shmangur rrezikun, qarkullimi i automjeteve u devijua dhe vijoi nëpërmjet unazës së Peshkopisë.

Në kuadër të hetimeve, Policia ka shoqëruar disa persona dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe verifikimin e natyrës së materialeve të gjetura.

Pritet që Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar për detaje të tjera mbi ngjarjen dhe rezultatet e verifikimeve.

spot_img

Artikuj të lidhur

Qeveria miraton ngritjen e Këshillit Fiskal: Shteti do mbikqyrë buxhetin e shtetit

Këshilli i Ministrave miratoi më 2 tetor 2026 projektligjin “Për Këshillin Fiskal të Republikës së Shqipërisë”, duke propozuar...

Makina del nga rruga në bypass-in e Fierit, drejtuesi i mjetit transportohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin nga Mbikalimi i Memorialit...

SPAK kontrolle në vilën e Ron Yeffet, sekuestrohen dokumente te Ministria e Mbrojtjes

Rrethi po ngushtohet. Prokuroria e Posaçme ka 'zbarkuar' në vilën e biznesmenit Ron Yeffet në Pëllumbas dhe ka...

Ende aktive vatra e zjarrit në Manati të Lezhës, nis ndërhyrja nga ajri

Zjarri i rënë që prej mbrëmjes së së enjtes në malin e Manatisë, pranë aksit të vjetër Lezhë-Milot,...