Djali i ish-drejtoreshës Mataj së postës Durrës dhunon efektivin e policisë në Durrës, procedohet penalisht

Date:

Share post:

Dy 18-vjeçarë, njëri prej të cilëve djali i ish-drejtoreshës së filialit të postës në Durrës, Elisabeta Mataj, janë vënë nën hetim nga policia pasi goditën një punonjës policie.

Policia e Shtetit njoftoi sot se “u proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas 18-vjeçarë, D. B. dhe A. M., pasi në lagjen nr. 6, Durrës, pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim, kanë goditur me grusht shtetasin D. H., 25 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime fizike”.

Burime policore bëjnë me dije se 25-vjeçari D. Hallaçi është punonjës policie, por nuk ka qenë në shërbim kur është përfshirë në konflikt me dy 18-vjeçarët.

Kujtojmë se Mataj akuzohet për përvetësimin e mijëra eurove nga Posta Shqiptare Filiali i Durrësit, dhe aktualisht ndodhet nën masën e ‘arrestit në shtëpi’.

Mataj ndodhej në paraburgim prej 18 korrikut, nën hetim për dyshimet mbi vjedhjen në bashkëpunim përmes shpërdorimit të detyrës të 69 milionë lekëve, fonde të destinuara për qytetarët në degët e Postës në Shijak dhe Krujë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestimi i Leli Kajës në Elbasan, reagon SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka reaguar zyrtarisht për arrestimin e administratorit të...

Gjirokastër/ 64-vjeçari humbi jetën pasi ra nga kati i banesës ku po punonte, arrestohet personi që e kishte punësuar

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar Jani Fulin, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes...

SPAK dhe BKH zbarkojnë në Elbasan, arrestohet Leli Kaja i “ECO-ELB”

Administratori i kompanisë së mbetjeve në Elbasan, “ECO-ELB”, Leli Kaja, është arrestuar pasditen e sotme me urdhër të...

Arrest në burg për bashkëshortin e ish-drejtoreshës së Postës, Feta Mataj nën akuzë për shtrëngim me kanosje

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Feta Matajn, 44 vjeç, banues në...