Arrestimi i Leli Kajës në Elbasan, reagon SPAK

Date:

Share post:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka reaguar zyrtarisht për arrestimin e administratorit të shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., Leli Kaja.

Sipas njoftimit të SPAK, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë arrestuan në flagrancë, Leli Kajën, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë dyshohet se administratori i “ECO-ELB” i ka kërkuar dhe më pas i ka marrë administratorit të një operatori ekonomik shumën prej 400 mijë lekësh.

Prokuroria e Posaçme thotë se kjo shumë dyshohet se është marrë si përfitim i paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që ligji i ngarkon Kajës në cilësinë e administratorit të shoqërisë. Gjatë kontrollit personal, hetuesit i kanë gjetur dhe sekuestruar Kajës shumën prej 400 mijë lekësh

“Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal.

Arrestimi u krye në kuadër të procedimit penal nr. 108 të vitit 2026, të regjistruar më datë 1.10.2026 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e referimit të BKH-së. Gjatë hetimit u përdorën metoda speciale të hetimit dhe veprime të simuluara.

Nga veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se shtetasi L.K. ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 (katërqind mijë) lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a.

Gjatë kontrollit personal, shtetasit L.K. iu gjet dhe iu sekuestrua shuma e sipërpërmendur. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjirokastër/ 64-vjeçari humbi jetën pasi ra nga kati i banesës ku po punonte, arrestohet personi që e kishte punësuar

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar Jani Fulin, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes...

SPAK dhe BKH zbarkojnë në Elbasan, arrestohet Leli Kaja i “ECO-ELB”

Administratori i kompanisë së mbetjeve në Elbasan, “ECO-ELB”, Leli Kaja, është arrestuar pasditen e sotme me urdhër të...

Arrest në burg për bashkëshortin e ish-drejtoreshës së Postës, Feta Mataj nën akuzë për shtrëngim me kanosje

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Feta Matajn, 44 vjeç, banues në...

AMP vë në pranga efektivin e Policisë në Prrenjas, dyshohet për favorizim arratisje personi

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi dyshohet...