Sot nis zyrtarisht viti i ri akademik në të gjitha universitetet e vendit, duke rikthyer në auditore mijëra studentë. Për rreth 20 mijë të rinj, kjo është dita e parë e një etape të re, pasi ulen për herë të parë në auditorët e arsimit të lartë.
Sipas të dhënave, në universitetet e vendit numërohen rreth 120 mijë studentë, prej të cilëve afro 20 mijë janë regjistruar në vitin e parë.
Universiteti i Tiranës vijon të mbetet ndër zgjedhjet kryesore të maturantëve, me një numër të lartë aplikimesh dhe regjistrimesh në programet që ofron.
Edhe këtë vit, interesi më i madh është për degët që lidhen me shëndetësinë, teknologjinë e informacionit dhe inxhinieritë. Pas tyre renditen programet në fushën e ekonomisë dhe financës, të cilat vijojnë të tërheqin një numër të konsiderueshëm studentësh.
Me nisjen e vitit të ri akademik, universitetet hapin dyert jo vetëm për studentët që vijojnë studimet, por edhe për mijëra të rinj që nisin për herë të parë rrugëtimin universitar.
©ZëriOnline


