Një viktimë dhe dy të plagosur në aksidentin e “Pazarit”

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, ku një pasagjere ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa një pasagjere, Drita Xhaja 70 vjeçe, e cila fillimisht u raportua në gjendje të rëndë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe ato të Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestimi i Leli Kajës në Elbasan, reagon SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka reaguar zyrtarisht për arrestimin e administratorit të...

Gjirokastër/ 64-vjeçari humbi jetën pasi ra nga kati i banesës ku po punonte, arrestohet personi që e kishte punësuar

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar Jani Fulin, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes...

SPAK dhe BKH zbarkojnë në Elbasan, arrestohet Leli Kaja i “ECO-ELB”

Administratori i kompanisë së mbetjeve në Elbasan, “ECO-ELB”, Leli Kaja, është arrestuar pasditen e sotme me urdhër të...

Arrest në burg për bashkëshortin e ish-drejtoreshës së Postës, Feta Mataj nën akuzë për shtrëngim me kanosje

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Feta Matajn, 44 vjeç, banues në...