Një histori që ia kalon çdo fantasies dhe skenar i denjë për film hollivudian.
Christa Pike, 50 vjeçe, e dënuar me vdekje në SHBA, është e vetëdijshme dhe ka nisur të flasë pasi i mbijetoi një përpjekjeje të dështuar për ekzekutimin e saj javën e kaluar, bëjnë të ditur avokatët e saj, raporton BBC.
Pike vijon të marrë trajtim mjekësor intensiv në spital, ku mbahet e prangosur, sipas një deklarate të publikuar nga ekipi i saj ligjor të martën.
Gruaja ishte dënuar me vdekje për vrasjen e Colleen Slemmer në vitin 1995. Javën e kaluar, në Tenesi, autoritetet tentuan dy herë ta ekzekutonin përmes injeksionit vdekjeprurës, por të dyja përpjekjet dështuan. Pas kësaj, Pike u dërgua në spital dhe qëndroi pa ndjenja për disa ditë, ndërsa mjekët punuan për të eliminuar nga trupi substancën kimike të injektuar.
Sipas avokatëve të saj dhe ekspertëve të cituar nga BBC, rikuperimi i saj konsiderohet i paprecedentë. Pike besohet të jetë personi i vetëm që ka mbijetuar pasi një substancë toksike është injektuar në trup gjatë një ekzekutimi me injeksion vdekjeprurës.
Avokatët e kanë cilësuar përmirësimin e saj si “të paprecedentë nga pikëpamja mjekësore”, ndërsa theksojnë se prognoza mbetet ende e paqartë dhe se pritet një periudhë e gjatë rikuperimi.


