Moti i keq, Mbrojtja Civile: Reshje me intensitet të lartë sot dhe nesër në Durrës

Date:

Share post:

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar reshje intensive shiu gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në disa qarqe të vendit. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, pasi reshjet mund të shkaktojnë përmbytje lokale dhe rrëshqitje dherash.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), qarqet Shkodër dhe Lezhë pritet të përballen me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarkun Durrës parashikohen reshje intensive.

Në qarqet Kukës, Dibër dhe Tiranë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të kenë kryesisht intensitet të dobët deri mesatar.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron se reshjet, të cilat në shumicën e qarqeve pritet të shoqërohen me shtrëngata, mund të shkaktojnë grumbullime dhe vërshime uji në zonat urbane, përmbytje lokale dhe rrëshqitje dherash. Rreziku paraqitet më i lartë në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

Përballë kësaj situate, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë lumenjve, përrenjve dhe zonave të rrezikuara, si dhe të mos kalojnë në rrugë të përmbytura. Agjencia u kërkon gjithashtu qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve vendore dhe strukturave të mbrojtjes civile për të shmangur situatat e rrezikshme.

“Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), gjatë pasdites së sotme, 8 tetor, dhe ditës së nesërme, 9 tetor, priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë, si dhe reshje intensive në qarkun Durrës.

Në qarqet Kukës, Dibër dhe Tiranë parashikohen reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë kryesisht me intensitet të dobët deri mesatar.

Reshjet, të cilat në shumicën e qarqeve pritet të jenë në formë shtrëngatash, mund të shkaktojnë vërshime të ujit në zonat urbane, përmbytje lokale dhe rrëshqitje të dherave, veçanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet pranë lumenjve, përrenjve dhe zonave të rrezikuara, si dhe të mos kalojnë në rrugë të përmbytura.

Lutemi të ndiqni me vëmendje njoftimet zyrtare dhe udhëzimet e autoriteteve vendore dhe strukturave të mbrojtjes civile”, thuhet në njoftimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

spot_img

Artikuj të lidhur

Dyshimet/ 25-vjeçarja angleze u gjet pajetë në Durrës, pranë saj fëmija 2-vjeçar

Një 25-vjeçare, shtetase angleze, është gjetur pa shenja jete mesditën e kësaj të enjteje në një apartament në...

Mamurras/ Gjendet i dekompozuar trupi i një shtetasi francez

Një trup i pajetë, në gjendje të dekompozuar, është gjetur paraditen e sotme në vendin e quajtur “Përroi...

GJKKO pranon kërkesën, nëna dhe foshnja 3-muajshe dalin nga qelia

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Greta Gjocit për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, duke i dhënë...

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, njofton Ambasada e SHBA

Një shtetas ukrainas, i shpallur në kërkim nga autoritetet në Kiev për dyshime lidhur me trafikimin e lëndëve...