RENEA operacion në Shkodër, Lezhë dhe Sarandë; arrestohen 3 persona

Date:

Share post:

Policia e Lezhës ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se po përgatisnin një atentat. Të arrestuarit kishin disa ditë nën vëzhgim nga policia, e cila ka ndërhyrë për t’i kapur përpara se të realizonin vrasjen e dyshuar.

Në pranga ranë Elden Tarja, 25 vjeç, banues në Barbullush, Kristian Ymeri(Shkambi) 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç, banues në Kurbin, i cili, sipas Policisë, ka precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë operacionit, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar armë dhe veshje, për të cilat dyshojnë se tre personat do t’i përdornin gjatë atentatit.

Hetuesit kanë dyshime të forta se të arrestuarit mund të jenë të njëjtët persona që qëndrojnë pas atentatit të ndodhur në Sarandë. Policia po verifikon gjithashtu lidhjet e mundshme të tyre me ngjarjen kriminale në Mirditë.

Operacionin e ka drejtuar Policia e Lezhës, ndërsa arrestimet janë kryer në Shkodër, pas disa ditësh ndjekjeje dhe mbajtjeje nën vëzhgim të personave të dyshuar.

Ndërkohë, policia po zhvillon kontrolle të shumta në disa qytete, përfshirë Shkodrën, Laçin dhe Kamzën, për të siguruar prova të tjera dhe për të identifikuar persona që mund të kenë lidhje me aktivitetin e dyshuar kriminal.

Armët dhe veshjet e sekuestruara pritet t’u nënshtrohen ekzaminimeve për të përcaktuar nëse kanë lidhje me ngjarjet kriminale që po heton policia.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar rolin e secilit prej të arrestuarve dhe për të verifikuar nëse bëhet fjalë për persona të përfshirë edhe në atentatet e mëparshme në Sarandë dhe Mirditë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Fuqizohet Ministria e Shtetit për Administratën Publike

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar krijimin e një ministrie të re në kabinetin qeveritar, duke vendosur ta kthejë...

Durrësi nën ujë, 30 fshatra pa energji dhe linjë elektrike mbi banesa

Reshjet intensive që përfshinë vendin gjatë orëve të para të mëngjesit kanë sjellë probleme nga veriu në jug,...

Mesazhi për bombë alarmon Gjykatën e Durrësit, në disa qytete raportohen kërcënime

Një email kërcënues për vendosjen e një bombe ka vënë në lëvizje edhe Policinë në Durrës, si dhe...

Pesë viktima në tre shtete, historia e Mane Drizës, shqiptarit të njohur si Tony Montana

I dënuar për vrasje në Shqipëri, Itali dhe Britani, 48-vjeçari pritet të kthehet në Shqipëri për të vuajtur...