Mesazhi për bombë alarmon Gjykatën e Durrësit, në disa qytete raportohen kërcënime

Date:

Share post:

Një email kërcënues për vendosjen e një bombe ka vënë në lëvizje edhe Policinë në Durrës, si dhe duke shkaktuar shqetësim në ambientet e Gjykatës së qytetit port. Mesazhi është dërguar në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore, duke aktivizuar masat e sigurisë.

Në Gjykatën e Durrësit, mbërritja e emailit ka alarmuar punonjësit, ndërsa janë kryer verifikime në godinë për të kontrolluar nëse kishte ndonjë rrezik real. Sipas informacioneve paraprake, mesazhi kërcënues ishte i ngjashëm me atë të dërguar në fund të muajit gusht.

Forcat e Policisë kanë mbërritur në institucion dhe kanë nisur kontrollet përkatëse, ndërsa në të njëjtën godinë ushtron aktivitetin edhe Prokuroria.

Mesazhe të ngjashme kërcënuese janë raportuar edhe në institucione të tjera në disa qytete të vendit, mes tyre Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Lezhë dhe Shkodër.

Ndërkohë, vijojnë verifikimet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të identifikuar personin që ka dërguar mesazhet.

spot_img

Artikuj të lidhur

Pesë viktima në tre shtete, historia e Mane Drizës, shqiptarit të njohur si Tony Montana

I dënuar për vrasje në Shqipëri, Itali dhe Britani, 48-vjeçari pritet të kthehet në Shqipëri për të vuajtur...

Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Bathore,...

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota pas ultimatumit të Ramës

Mes tensioneve dhe debateve u miratua në Kuvend pak pas mesnate reforma e re administrativo-territoriale. Projektligji mori 85 kartonë...

Moti i keq, Mbrojtja Civile: Reshje me intensitet të lartë sot dhe nesër në Durrës

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar reshje intensive shiu gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme...