AMP arreston dy policë që kërkonin ryshfet

Date:

Share post:

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi dyshohet se i kanë marrë 20 mijë lekë një qytetari në këmbim të mosvendosjes së një gjobe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në pranga kanë përfunduar dy efektivë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit Nr. 4 në Tiranë, të identifikuar me inicialet Aurel Sallaku 20 vjeç, dhe Xhorxh Frrokaj  23 vjeç, të dy me gradën inspektor.

Sipas AMP-së, rasti është zbuluar pas denoncimit të një qytetari, i cili ka pretenduar se punonjësit e policisë i kishin kërkuar para për të mos e ndëshkuar për një shkelje rrugore.

Nga hetimet e kryera dyshohet se dy efektivët i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20 mijë lekësh, duke shpërdoruar detyrën e tyre.

Arrestimi në flagrancë është kryer pas veprimeve hetimore të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Dy policët akuzohen për veprat penale të korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës, të kryera në bashkëpunim.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse në këtë rast janë përfshirë edhe persona të tjerë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Trump i kërkoi dorëheqjen ambasadores në Greqi, Kimberly Guilfoyle mes akuzave për favore financiare

Shtëpia e Bardhë konfirmoi largimin e Kimberly Guilfoyle pas raportimeve për përdorim të ndikimit politik në këmbim të...

FMN parashikon rritje për ekonominë botërore, por paralajmëron për rreziqet nga lufta dhe IA

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rritje ekonomike globale prej 3,1% për vitin 2026, ndërsa paralajmëron se përshkallëzimi i konfliktit...

SPAK njofton, godet grupin e strukturuar kriminal që ndihmonte kalimin e paligjshëm të kufijve, arrestohen shtatë persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë për...

95-vjetori i Dritëro Agollit, në Menkulas inagurohet muzeu kushtuar ikonës së letërsisë shqiptare

Në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, është inauguruar në Menkulas të Devollit muzeu kushtuar...