Vrau reperin e njohur Tupac 30 vite më parë, jepet dënimi për autorin

Date:

Share post:

Duane Davis, i njohur me nofkën “Keffe D”, është dënuar me 40 vite deri në burgim të përjetshëm për përfshirjen në vrasjen e reperit amerikan Tupac Shakur, ngjarje e ndodhur 30 vite më parë në Las Vegas.

Gjyqtarja Carli Kierny shpalli vendimin, i cili përfshin edhe 20 vite shtesë të detyrueshme për përfitimin nga krimi. Davis, 63 vjeç, mbetet personi i vetëm që ka marrë një dënim për vrasjen e reperit.

Në gusht, gjykata e shpalli fajtor për vrasje të shkallës së parë me përdorimin e një arme vdekjeprurëse. Sipas prokurorisë, Davis siguroi armën dhe mori pjesë në planifikimin e sulmit, por nuk ishte personi që qëlloi drejtpërdrejt ndaj Shakurit.
Hetuesit e lidhën vrasjen me një konflikt që kishte ndodhur po atë natë në Las Vegas, mes reperit dhe Orlando “Baby Lane” Anderson, nipit të Davisit.

Tupac Shakur u qëllua më 7 shtator 1996, ndërsa udhëtonte në një automjet së bashku me Marion “Suge” Knight. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe Knight, i cili arriti të mbijetonte. Reperi ndërroi jetë gjashtë ditë pas sulmit, në moshën 25-vjeçare.

Një element që ndikoi në ecurinë e hetimeve ishte libri autobiografik i Davisit, “Compton Street Legend”, i botuar në vitin 2019. Në këtë libër, ai kishte pranuar përfshirjen e tij në ngjarje, duke u dhënë hetuesve informacione që ndihmuan në rihapjen e çështjes.

Gjatë procesit gjyqësor, motra e reperit, Sekyiwa Shakur, kërkoi që gjykata të jepte dënimin maksimal. Ajo foli për pasojat që vrasja e vëllait kishte sjellë për familjen dhe komunitetin.

Edhe prokuroria mbështeti kërkesën për dënimin më të rëndë, duke paraqitur si argument pesë dënime të mëparshme të Davisit, të cilat nuk lidhen me çështjen e vrasjes së Tupac Shakur.
Vendimi përfundon procesin gjyqësor ndaj Davisit, i cili u shpall fajtor tri dekada pas vrasjes së reperit amerikan.

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjimnazi “Partizani” në protestë, bojkotojnë mësimin dhe bllokojnë rrugën në kryeqytet

Pas studentëve, protestës qytetare kundër qeverisë i janë bashkuar këtë të mërkurë edhe gjimnazistë.  Nxënës të gjimnazit “Partizani” në...

Dënohet me vdekje studentja 23-vjeçare në Iran, shkak një postim në rrjetet sociale

Një postim në rrjetet sociale mund t’i kushtojë jetën një studenteje 23-vjeçare në Iran. Najmeh Amini është dënuar...

Trump i kërkoi dorëheqjen ambasadores në Greqi, Kimberly Guilfoyle mes akuzave për favore financiare

Shtëpia e Bardhë konfirmoi largimin e Kimberly Guilfoyle pas raportimeve për përdorim të ndikimit politik në këmbim të...

FMN parashikon rritje për ekonominë botërore, por paralajmëron për rreziqet nga lufta dhe IA

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rritje ekonomike globale prej 3,1% për vitin 2026, ndërsa paralajmëron se përshkallëzimi i konfliktit...