Në Durrës kazanët i gjen mbi vijat e bardha. Këmbësorët le ta gjejnë vetë rrugën!

Date:

Share post:

Në rrugën “Aleksandër Goga” të Durrësit, duket se për të kaluar në vijat e bardha, fillimisht duhet të negociosh me kazanët e plehrave! Katër kontenierë, të vendosur nga ndërmarrja komunale e Bashkisë, janë rreshtuar pikërisht në hyrje të kalimit të këmbësorëve, sikur trotuari dhe rruga të mos kishin mjaftueshëm hapësirë për t’i vendosur diku tjetër.

Fotografia, që tregon gjendjen, është sjellë në redaksinë e Zëri Online nga një qytetar dhe ironia e pamjes nuk ka nevojë për shumë komente. Në një nga rrugët kryesore të qytetit bregdetar, vijat e bardha janë aty për të garantuar kalimin e sigurt të këmbësorëve, por në praktikë, rruga drejt tyre nis mes kazanëve të mbetjeve.

Situata bëhet edhe më problematike kur sheh se bëhet fjalë për një rrugë kryesore, një zonë pranë shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi” dhe stacionit të autobusit urban.

Nxënës, prindër dhe qytetarë kalojnë çdo ditë në këtë pikë. Për ta, kalimi duhet të jetë i lirë dhe i sigurt, jo një hapësirë e zënë nga kontenierët.

Sigurisht, plehrat duhen mbledhur dhe kazanët janë të domosdoshëm, por që ata të vendosen pikërisht aty ku duhet të kalojnë njerëzit, kjo është një tjetër histori. Bashkia kujdeset që mbeturinat të kenë vendin e tyre, por kush kujdeset që këmbësorët të kenë rrugën e lirë?

Nuk kërkohet ndonjë projekt madhor, as ndonjë investim i jashtëzakonshëm. Mjafton të shihet ku janë vendosur kazanët dhe të zhvendosen pak metra më tutje.

Nëse vijat e bardha janë për këmbësorët, kazanët e plehrave nuk kanë pse t’u dalin përpara.

Përndryshe, në Durrës rrezikojmë të kemi një model të ri të organizimit urban.

Kalimi i këmbësorëve fillon aty ku mbarojnë kazanët! Po si t’i kapërcejmë?!

Zëri Online

spot_img

Artikuj të lidhur

51% më shumë automjete të përpunuara në portin e Durrësit

Aktiviteti në Portin e Durrësit ka shënuar rritje gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026. Sipas të...

Konferenca Ipeshkvnore dënon djegien e flamurit të Vatikanit: Cenimi i Nunciaturës, i papranueshëm

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka dënuar incidentin e ndodhur gjatë protestës së një dite më parë në Tiranë,...

Sadleva Bodo emërohet drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve

Sadleva Bodo ka marrë drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas lirimit nga detyra të Adriatik Kupit,...

“Më tradhtonte”, dyshimet që çuan në zjarrvënien me pasoja tragjike në Shkozë

Dy jetë të humbura, një nënë dhe një fëmijë të shpëtuar nga flakët. Ngjarje e rëndë në Shkozë...