Sadleva Bodo ka marrë drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas lirimit nga detyra të Adriatik Kupit, vendim që u bë publik këtë të mërkurë.
Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informim, Bodo emërohet në krye të këtij institucioni, ndërsa Adriatik Kupi lirohet nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
Para këtij emërimi, Sadleva Bodo ka shërbyer si këshilltare e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Gjatë karrierës së saj profesionale, ajo ka mbajtur gjithashtu pozicione në Ministrinë e Brendshme.
Njoftimi zyrtar nuk jep detaje të tjera mbi arsyet e largimit të Adriatik Kupit apo mbi objektivat e drejtueses së re të institucionit.
Emërimi i saj në krye të Drejtorisë së Përgjithshme vjen pas dorëheqjes së Adriatik Kupit, pas 7 muajsh në detyrë.
Në 13 vite, Burgjet kanë ndërruar 9 drejtorë që nga Artur Zoto e deri te Kupi.


