Tiranë/ I vuri flakën banesës së prindërve të bashkëjetueses, humbin jetën dy bashkëshortët

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure në zonën e Shkozës, në Tiranë, ku dy bashkëshortë kanë humbur jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët. Policia dyshon se zjarrin e ka vënë qëllimisht bashkëjetuesi i vajzës së viktimave, 35-vjeçari Astrit Idrizi, i cili është arrestuar.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 00:30 të datës 14 tetor, në banesat sociale në rrugën “Ali Shefqeti”. Pas njoftimit për zjarrin, efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 mbërritën në vendngjarje dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat.

Viktimat janë identifikuar si Ismete Ziu, 65 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj, Agim Ziu, 68 vjeç. Të dy u transportuan në spital pas zjarrit, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk arritën t’u mbijetonin dëmtimeve të marra.

Nga hetimet paraprake dhe këqyrja e vendngjarjes, ekspertët kriminalistë kanë ngritur dyshime se 35-vjeçari Astrit Idrizi i ka vënë zjarrin banesës ku jetonin prindërit e bashkëjetueses së tij.

Policia ka vënë në pranga të dyshuarin, ndërsa ende nuk ka bërë të ditura motivet që mund ta kenë shtyrë drejt këtij veprimi.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, po vijon punën për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht përgjegjësinë e të dyshuarit.

spot_img

Artikuj të lidhur

19-vjeçari që theu këmbën në operim, edhe një 84-vjeçar nga Kukësi pësoi frakturë në këmbë

Gjashtë persona të lënduar gjatë protestës së dhunshme të një dite më parë në Tiranë vijojnë të marrin...

Gjimnazi “Partizani” në protestë, bojkotojnë mësimin dhe bllokojnë rrugën në kryeqytet

Pas studentëve, protestës qytetare kundër qeverisë i janë bashkuar këtë të mërkurë edhe gjimnazistë.  Nxënës të gjimnazit “Partizani” në...

Dënohet me vdekje studentja 23-vjeçare në Iran, shkak një postim në rrjetet sociale

Një postim në rrjetet sociale mund t’i kushtojë jetën një studenteje 23-vjeçare në Iran. Najmeh Amini është dënuar...

Vrau reperin e njohur Tupac 30 vite më parë, jepet dënimi për autorin

Duane Davis, i njohur me nofkën “Keffe D”, është dënuar me 40 vite deri në burgim të përjetshëm...