Shpërthim me tritol në Shkodër, në shënjestër banesa e një efektivi të Kriminalistikës

Date:

Share post:

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një banesë në zonën e Unazës Perëndimore të qytetit të Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse ishte vendosur në banesën e efektivit të Policisë, Ardian Beçina, i cili shërben në sektorin e Kriminalistikës.

Në momentin e shpërthimit, brenda banesës ndodheshin edhe persona, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka mbetur i lënduar.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa mbetet për t’u sqaruar nëse shpërthimi ka lidhje me detyrën e efektivit të Policisë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në aksin Berat–Dimal, humb jetën 63-vjeçari

Një automjet përplasi një biçiklist në fshatin Moravë, ndërsa nga aksidenti mbeti e plagosur edhe një këmbësore 63-vjeçare....

Po pinte kafen e mëngjesit, kur një person i maskuar e qëlloi nga pas këngëtarin në Shkodër

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i...

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar rreth orës 10:40 në fshatin Shtoj të Shkodrës.  Sipas informacioneve paraprake, i...

Ylli anglez Harry Kane emocionon me dedikimin: “Ky Top i Artë është edhe i yti, të dua!”

Një moment i mbushur me emocione, dashuri dhe mirënjohje. Harry Kane, në fjalimin e tij pas fitimit të...