Gjykata liron 18 protestues në Durrës, 4 mbeten në arrest shtëpie (Emrat)

Date:

Share post:

Përqafime, lot dhe thirrje për të mos u tërhequr nga protesta. Kështu u prit në Durrës vendimi i Gjykatës për 22 protestuesit e arrestuar të enjten, në ditën e parë të përplasjeve me policinë.

Pas seancës së zhvilluar këtë të diel, 18 prej tyre u lanë të lirë nga qelia, me masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndërsa katër të tjerë do të qëndrojnë në arrest shtëpie.

Dalja e protestuesve nga gjykata u shoqërua me emocione dhe përqafime nga familjarët e mbështetësit e mbledhur jashtë institucionit. Mes tyre, pati edhe deklarata për vijimin e protestës, pavarësisht arrestimeve dhe përplasjeve të ditëve të fundit.

Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të 22 personave, ndërsa caktoi masa të ndryshme sigurie. Ata janë nën hetim për dyshime që lidhen me pjesëmarrjen në grumbullime të paligjshme, kundërshtimin e policisë, prishjen e qetësisë publike dhe dëmtimin e pronës. Për disa prej tyre, dyshimet përfshijnë edhe shkatërrimin e pronës me zjarr.

Por vendimi për masat e sigurisë nuk i ka shuar polemikat për mënyrën e ndërhyrjes së policisë. Avokatët mbrojtës kanë ngritur pretendime për dhunë fizike ndaj protestuesve gjatë arrestimit dhe shoqërimit në komisariat, çështje për të cilat kërkohet sqarim.

Lirimi i 18 protestuesve vjen pas tri ditësh protesta në Durrës, të shoqëruara me përplasje, dëmtime dhe shoqërime në polici. Ndërsa katër të tjerët do të qëndrojnë në banesë, mes protestuesve mbetet e fortë thirrja për vijimin e tubimeve.

Procedimi penal ndaj personave nën hetim vijon, ndërsa masa e sigurisë nuk përbën vendim përfundimtar mbi fajësinë e tyre.

Arrest në shtëpi (4 protestues)

  1. Must Lleshi
  2. Meraldo Tufina
  3. Sabah Kurbalaj
  4. Glajdi Dosku

Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore (18 protestues)

  1. Albert Nasufi
  2. Ronaldo Delija
  3. Pjetër Pjetri
  4. Daniel Pjetri
  5. Artenis Kaja
  6. Kristi Mëmaj
  7. Albert Martini
  8. Klajvi Brahaj
  9. Marjel Troci
  10. Ermal Tartari
  11. Orest Berberi
  12. Enkel Zika
  13. Fatmir Krasniqi
  14. Klejdi Hoxha
  15. Ilis Cela
  16. Ferdinand Gjini
  17. Ndrec Pjetri
  18. Enri Maliqati

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...

Arrestime të ligjshme” Gjykata jep masat e sigurisë për protestuesit

4 protestues nga 22 të arrestuar për dhunën që shpërtheu në protestën kombëtare të shtunën, u lanë në...