Një 36-vjeçar nga Kavaja, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve, është kapur nga Policia e Durrësit.
I arrestuari është shtetasi me inicialet J. K., i cili ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Pas sigurimit të informacioneve për vendndodhjen e tij, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës organizuan veprimet për lokalizimin dhe kapjen e 36-vjeçarit.
Pas ndalimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
©ZëriOnline


