Një grup protestuesish, kryesisht anëtarë të opozitës, është grumbulluar para Bashkisë së Durrësit, në vijim të protestave të ditëve të fundit.
Mes tyre është edhe studenti Orest Berberi, aktivist i opozitës dhe një prej personave të arrestuar gjatë ditës së parë të protestave në qytet.
Berberi ka akuzuar Policinë për dhunë dhe presion ndaj protestuesve, duke deklaruar se ndërhyrjet e forcave të rendit kanë frenuar reagimin qytetar dhe kanë dobësuar zërin e protestës në Durrës.
“Ju keni shtypur zërin e protestës, ndaj ka kaq pak protestues në shesh”, u shpreh ai me megafon, duke e drejtuar akuzën ndaj Policisë.

Grumbullimi para Bashkisë vjen në një klimë tensioni, pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestave të ditëve të fundit dhe shoqërimeve e arrestimeve të protestuesve.

©ZëriOnline


