Huaja 302 milionë dollarëshe me SHBA-në, Gjykata Kushtetuese pranon për shqyrtim kërkesën e PD-së

Date:

Share post:

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë gjyqësore kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kundërshton procedurën e ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes së huasë ushtarake prej 302 milionë dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Partia Demokratike e ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se Kuvendi nuk ka respektuar kërkesat kushtetuese gjatë miratimit të marrëveshjes.

Opozita ka sqaruar se kundërshtimi i saj nuk lidhet me përmbajtjen e marrëveshjes apo me bashkëpunimin ushtarak me Shtetet e Bashkuara, të cilat përbëjnë aleatin strategjik të Shqipërisë, por me procedurën parlamentare që shumica ndoqi për ratifikimin e saj.

Sipas PD-së, mënyra e miratimit të marrëveshjes ka cenuar rregullat kushtetuese, ndaj partia kërkon që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë ligjshmërinë kushtetuese të procedurës.

Me vendimin për kalimin e çështjes në seancë gjyqësore, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë pretendimet e opozitës dhe do të përcaktojë nëse Kuvendi ka vepruar në përputhje me Kushtetutën gjatë ratifikimit të marrëveshjes.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...