Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Date:

Share post:

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, ndërsa ndaj tij vijon procesi gjyqësor për çështjen që po hetohet nga SPAK. Transferimi u bë dy ditë pasi Veliaj publikoi një status në rrjetet sociale, ku shprehu mbështetjen për protestat studentore.

Veliaj reagoi për humbjen në zgjedhje të Aleksandër Vuçiç, por duke i dhënë edhe një mesazhi Edi Ramës për protestat studentore. “Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate”, shkroi Veliaj.

Deri tani nuk është raportuar asnjë konflikt i Veliajt në burgun e Durrësit që të justifikonte transferimin. Po ashtu, nuk rezulton që ai të ketë kërkuar vetë të largohet nga ky institucion.

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...