Kundërshtimi i pagave të drejtësisë nga gjyqsori, Kushtetuesja do ta shqyrtojë më 2 dhjetor

Date:

Share post:

Më 2 dhjetor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për pagat. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë kundërshtuar formulën e re të pagave të miratuar nga Kuvendi, duke kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e saj.

Sipas magjistratëve, paga referuese duhet të lidhet me pagën e një funksionari të lartë të administratës publike, e cila indeksohet periodikisht, dhe jo me pagën e Presidentit të Republikës.

Formula e miratuar nga mazhoranca parashikon një rritje prej rreth 8 500 lekësh të pagës referuese. Megjithatë, gjyqtarët dhe prokurorët pretendojnë se, bazuar në vendimmarrjen e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, rritja duhet të jetë të paktën 80 mijë lekë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit në Tiranë

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një bankë të nivelit të dytë në...

Presidenti Begaj dekreton ligjin për reformën territoriale

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë. Reforma, që parashikon reduktimin e...

Britani/Ministrja e Brendshme prezanton sot masat e reja për emigracionin

Ministrja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, pritet të bëjë sot një deklaratë për ndryshimet e reja në ligjet...

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...