Qyteti-Shtet i bektashijve në Shqipëri bën bujë në mediat turke

Date:

Share post:


Pas shkrimit në New York Times, plani për të krijuar një “Shtet Sovran të Urdhrit Bektashi” në Tiranë ka bërë bujë në mediat turke.

Krijimi i këtij shteti brenda shtetit përmendet në një raport të publikuar sot nga gazeta Hurriyet.

Sipas botimit, planet e Ramës përfshijnë “bektashinjtë”, të konsideruar si një version modern i islamizmit, dhe krijimi i qytetit-shtet bazohet në modelin e Vatikanit.

Siç u përmend, bektashinjtë janë një sekt mysliman i themeluar në Turqi në shekullin e 13-të.

Rama, i cili u takua me Rexhep Tajip Erdogan në “shtëpinë turke” në Nju Jork, ka folur për New York Times dhe ka pohuar planet me qëllim “promovimin e një islami tolerant me të cilin Shqipëria do të krenohet.”

Plani parashikon krijimin e një shteti në një sipërfaqe prej 109 hektarësh në Tiranë me banorë që do të kishin administratën dhe pasaportat e tyre, siç është rasti me Vatikanin.

Dekreti është hartuar, sipas gazetës turke, nga një grup avokatësh, përfshirë ekspertë të së drejtës ndërkombëtare, për t’u miratuar në parlament.

Nëse bëhet realitet, shteti i ri do të drejtohet nga dervishi bektashi Edmond Brahimi, i njohur edhe si Baba Mondi.

Karakteristika kryesore e shtetit të ri, sipas tij, do të jetë toleranca.

Siç thotë ai “Allahu nuk ndalon asgjë. Nuk do të ketë ndalim të alkoolit, gratë do të vishen si të duan dhe do të ketë një forcë të vogël sigurie, por jo ushtri, gjykata dhe roje kufitare. Ne meritojmë një shtet. Ne jemi të vetmit që flasim të vërtetën për Islamin.”

Sipas klerikut Edmond Brahimi, “me një vendim të posaçëm të Mbretit Zog në vitin 1931, selia e Shenjte Botërore Bektashiane u vendos në Tiranë. Që nga ajo kohë, kjo hapësire që shtrihet në pjesën lindore të kryeqytetit është vend i shenjtë për bektashinjtë, të cilët kryejnë ritualet shpirtërore të besimit të tyre. Deri me sot Kryegjyshata botërore funksionon si organizatë jo politike dhe jo shtetërore. Por në një të ardhme mbi këtë kodër nga ku mund të shohësh me sy të lirë pjesën më të madhe të kryeqytetit, do të ketë kufijtë, administratën shteti i ri, që për nga sipërfaqja do të jetë më i vogli në botë.”

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...

Pas ditëve të tëra luftë me flakët, shuhen vatrat në vend! Asnjë aktive në të gjithë territorin

Sot është dita e parë pa asnjë zjarr. 10 vatra janë shuar, ndërsa nuk raportohen as aktive dhe...