Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Date:

Share post:

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila ka ankimuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Shkak për moszhvillimin e seancës është bërë mungesa e prokurorëve të çështjes, të cilët, së bashku me kolegë nga SPAK dhe GJKKO, kanë marrë pjesë në ceremonitë mortore për nënën e prokurorit Sotir Kllapi, e cila është ndarë nga jeta.

Për këtë arsye, shqyrtimi i ankimit është shtyrë për të martën, më 3 nëntor, në orën 13:00.

Përveç Hysenit, masat e sigurisë i kanë ankimuar edhe Embro Sulejmani dhe Fatjon Kalluçi.

Sulejmani, menaxher i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, dyshohet për veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit, ndërsa Kalluçi, përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore, është nën hetim për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete.

Ish-drejtoresha e SHISH-it iu drejtua Apelit të Posaçëm pa kaluar ende një javë nga ndalimi i saj, duke kundërshtuar masën e sigurisë të vendosur ndaj saj.

Vlora Hyseni është nën hetim për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.

Në seancën e radhës, Apeli i Posaçëm pritet të shqyrtojë ankimet e paraqitura ndaj masave të sigurisë.

spot_img

Artikuj të lidhur

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...

Kishte kursyer 6800 euro për një operacion, hajdutët i vjedhin paratë të moshuarës në Finiq

Një banesë në fshatin Finiq është vjedhur mbrëmjen e 31 tetorit. Sipas denoncimit të Eleni Anastasit, nga shtëpia e...

Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit në Tiranë

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një bankë të nivelit të dytë në...