Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Date:

Share post:

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza të rënda të drejtpërdrejta ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke zbardhur atë që e konsideron shantazh të organizuar brenda ambienteve të paraburgimit përmes Ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.
Përmes një letre të shkruar me dorë, Veliaj ka sfiduar hapur Ramën duke i thënë “Ik!” nëse nuk nxjerr asnjë provë që e lidh atë me organizimin e protestave të fundit, të cilat i quajti “halucinacione bolshevike”.

“Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai. Nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë kush mbi dinjitetin tim,” shprehet Veliaj.

Tre kushtet e Ramës në qeli sipas letrës së Veliajt

Sipas shënimeve të tij, Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka shkuar në takim në qeli të premten në orën 22:30 për t’i përcjellë mesazhin e Ramës (të referuar si “R”), i cili kishte urdhëruar izolimin e tij nëse nuk pranonte tri kërkesa:

  • Të pranojë përfshirjen me protestat e studentëve dhe “Flamingot”, ose do t’i shtohet akuza për “prishje të rendit kushtetues” duke u rrezikuar me 100 vjet burg te 313 dhe 302.
  • Të hiqet dorë nga Bashkia Tiranë dhe t’ia delegojë drejtimin Arbër Hajdarit.
  • Të mos këshillohet më me Plarent Ndrecën.
    Ky reagim shënon krisjen më të rëndë dhe publike brenda kupolës së mazhorancës socialiste.
spot_img

Artikuj të lidhur

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...

Kishte kursyer 6800 euro për një operacion, hajdutët i vjedhin paratë të moshuarës në Finiq

Një banesë në fshatin Finiq është vjedhur mbrëmjen e 31 tetorit. Sipas denoncimit të Eleni Anastasit, nga shtëpia e...