Durrës/ 37-vjeçari godet me sende të forta prindërit e moshuar, babai në gjendje të rëndë

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është shënuar në familjen Kaçuli, në fshatin Rrushkull të Manzës, në Durrës, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka dhunuar fizikisht prindërit e tij të moshuar.

Ngjarja ka ndodhur përballë banesës së familjes, ku E. K., 37 vjeç, i cili sipas policisë ka probleme të shëndetit mendor, ka goditur me sende të forta të atin, 72 vjeç, dhe të ëmën, 69 vjeçe.

Si pasojë e dhunës, të dy prindërit kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spital. Nëna ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit, në gjendje të stabilizuar, ndërsa babai, i cili ka pësuar dëmtime në kokë, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Ndërkohë, 37-vjeçari është shoqëruar në polici. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

spot_img

Artikuj të lidhur

Vlorë/ Monopatinë elektrike, aksidentohet i riu në Vlorë! Dërgohet i plagosur në spital

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premte në bulevardin “Ismail Qemali”, në qytetin e Vlorës, ku...

“Grepi i Artë”, komedia e Bashkim Hoxhës që sjell në skenë përgjimet e sotme, botën e krimit dhe lojërat e pushtetit

Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës solli mbrëmjen e së enjtes premierën e komedisë “Grepi i Artë”, një vepër...

Ndalohet mësuesi i fiskulturës në Vlorë, u akuzua nga nxënëset e tij

Një mësues i edukimit fizik është ndaluar në Vlorë, pasi shtatë nxënëse të moshave 14 deri në 17...

Vlorë/ E zuri korenti gjatë punës, humb jetën elektricisti 45-vjeçar në Kocul

Një elektricist 45-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zënë korrenti gjatë punës në nënstacionin elektrik të fshatit...