Alarm në Vlorë, shtohen rastet e helmimit; mungesë klori në dy mostra uji

Date:

Share post:

Shtohen rastet e qytetarëve që paraqiten në Spitalin Rajonal të Vlorës me simptoma të të vjellave dhe diarresë. Problematika ka prekur banorë të lagjeve “28 Nëntori” dhe “29 Nëntori”, mes tyre fëmijë dhe të rritur.

Pacientët kanë marrë serum dhe trajtim mjekësor, më pas janë kthyer në banesa, pa pasur nevojë për shtrim në spital.

Dyshimet përqendrohen te furnizimi me ujë të pijshëm, pasi rastet kanë dalë në pah pas një ndërhyrjeje riparimi në rrjetin e ujësjellësit dhe rikthimit të furnizimit.

Nga analizat e kryera, në dy mostra uji është konstatuar mungesë klori, ndërsa në disa të tjera parametrat kanë rezultuar brenda normave.

Ky konstatim ngre pikëpyetje për kontrollet dhe dezinfektimin e ujit pas ndërhyrjes në rrjet. Ndërmarrja e ujësjellësit dhe autoritetet shëndetësore duhet të sqarojnë nëse kanë garantuar cilësinë e ujit përpara rikthimit të furnizimit.

spot_img

Artikuj të lidhur

SPAK zgjeron hetimet për Vlora Hysenin

Ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, është nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK e ka regjistruar procedimin...

Operacioni “Gjuetari i bankave” dhe “Fly” në Tiranë, policia jep detaje

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar, të dyshuar si autor të dy grabitjeve me armë në dy...

Rexhep Rexhepi, shqiptari nga Kosova, fiton çmimin më të madh në botën e orëve luksoze në Zvicër

Një sukses i veçantë për orëndreqësin me origjinë nga Kosova, Rexhep Rexhepi, i cili ka fituar çmimin më...

Aksident i rëndë në Spitallë, 33-vjeçari përfundon në spitalin e Traumës

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar natën e së dielës, rreth orës 22:00, në zonën e 3...