Amfiteatri i Durrësit i nënshtrohet restaurimit, punimet i besohen kompanisë AD-STAR

Date:

Share post:

Pas më shumë se dy dekadash, Amfiteatri i Durrësit po i nënshtrohet një ndërhyrjeje restauruese. Prej disa ditësh, në monumentin antik të shekullit II pas Krishtit kanë nisur punimet, të cilat synojnë konservimin dhe mbrojtjen e një prej pasurive më të çmuara të trashëgimisë kulturore shqiptare. Këtë herë, punimet po kryhen nga kompania private AD-STAR, ndërsa përzgjedhja e subjektit është bërë nga Ministria e Kulturës, e cila financon ndërhyrjen.

Ndërhyrja është përqendruar në galerinë hyrëse veriore të amfiteatrit, ku restaurimi i fundit ishte kryer rreth 22 vite më parë. Përtej punimeve konkrete, një rëndësi të veçantë merr edhe mundësia për të zbuluar të dhëna të reja mbi strukturën dhe fasadën e monumentit.

Sipas restauratorit Pirro Thomo, një nga sfidat kryesore mbetet studimi i fasadës, pasi deri tani është konservuar kryesisht pjesa e amfiteatrit e mbështetur në kodër. Zbulimi i elementeve të tjera arkitekturore do të ndihmonte në plotësimin e njohurive mbi pamjen dhe ndërtimin origjinal të këtij objekti antik.

AD-STAR nuk është një emër i panjohur në fushën e restaurimit të trashëgimisë kulturore. Kompania ka realizuar edhe ndërhyrje të tjera në monumente dhe objekte me vlera historike. Ndër to përfshihet konservimi i Kishës së Shën Antonit në Kepin e Rodonit, në kuadër të projektit EU4Culture, si dhe ndërhyrja në Muzeun Etnografik të Durrësit, ku ka qenë pjesë e bashkimit të operatorëve me kompaninë Valona Konstruksion.

Kompanisë private i është besuar edhe ndërhyrja në Amfiteatrin e Durrësit, një monument me rëndësi jo vetëm për historinë e qytetit, por edhe për trashëgiminë arkeologjike të gjithë rajonit të Ballkanit.

Investimi zhvillohet në kuadër të Planit të Konservimit dhe Gërmimeve Arkeologjike, paralelisht me kërkimet e projektit italo-shqiptar “Durrësi Mesjetar – Amfiteatri”. Synimi është që përmes ndërhyrjes restauruese të garantohet jetëgjatësia e monumentit, ndërsa kërkimet arkeologjike të sjellin të dhëna të reja mbi historinë dhe transformimet e tij ndër shekuj.

Për një monument që mbart mbi dy mijëvjeçarë histori, sfida nuk është vetëm restaurimi i strukturave ekzistuese, por edhe zbulimi, dokumentimi dhe ruajtja e gjurmëve që ende presin të tregojnë më shumë për të kaluarën e Durrësit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Mesazhe mashtruese në emër të DPSHTRR, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike apel qytetarëve: Mos jepni të dhëna personale apo bankare

Qytetarët në Shqipëri po përballen me një tjetër formë mashtrimi online, përmes mesazheve SMS që pretendojnë se dërgohen...

Pse u transferua Veliaj nga burgu i Durrësit në Fier? Drejtoresha e Burgjeve, Sadleva Bodo jep sqarimin, por…

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka dhënë shpjegime në Komisionin për Çështjet e Brendshme lidhur me...

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg Bledar Bakaj

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 52-vjeçarin Bledar Bakaj, dajën e deputetes...

SPAK zgjeron hetimet për Vlora Hysenin

Ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, është nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK e ka regjistruar procedimin...