Abuzimi me TVSH-në përplas Prokurorinë me Policinë në llogaritjen e dëmit ekonomik

Date:

Share post:


Edhe policia e Durrësit ka reaguan në lidhje me hetimin për abuzimet e kryera përmes një skeme mashtruese me TVSH-në ndaj disa bizneseve ndërtimi, po vlera e dëmit e deklaruar nga policia e kalon atë të dhënë nga prokuroria në njoftimin e saj zyrtar mbi këtë hetim dhe urdhër-arrestet e lëshuara.

Sipas prokurorisë dëmi në total kap vlerën e 127, 6 milion lekëve, ose 1,3 milion eurove, ndërsa policia e Durrësit deklaron se dëmi ekonomik që i është shkaktuar shtetit nga kjo skemë është afro 3 milion euro.

Policia vendore njoftoi se Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, përfundoi një hetim disamujor që çoi në finalizimin e operacionit të koduar “Skema”. Hetimi zbuloi një skemë mashtrimi të kryer nga administratorët dhe punonjësit e disa subjekteve ekonomike, të cilët deklaronin të dhëna financiare të rreme për të shmangur detyrimet tatimore.

Gjatë hetimit, u identifikuan 7 persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Ata akuzohen për manipulimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të deklaruara të subjekteve në fushën e ndërtimit dhe shërbimeve mbështetëse, duke shkaktuar një dëm ekonomik ndaj shtetit prej rreth 3 milionë euro. Në kuadër të operacionit, u ekzekutuan masat e sigurisë për 4 prej tyre, ndërsa 3 të tjerë u shpallën në kërkim.

Masat e sigurisë u ekzekutuan për Indrit Allamanin, 48 vjeç, i dyshuar për krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar, për të cilin është caktuar ‘arrest në burg’; për Albana Pajën, 36 vjecce u ekzekutua masa arrest në shtëpi, për të njëjtën vepër penale, ndërsa masa “Detyrim paraqitjeje” iu komunikua shtetasve Aldo Myftari, 34 vjeç, dhe Brikena Çela, 34 vjeçe, për krijimin e skemave mashtruese dhe moskallëzimin e krimit.

Ndërkohë, u shpallën në kërkim shtetasit Indrit Visha, 35 vjeç, Redion Sefa 22 vjeç dhe Lovjano Topi, 19 vjeç, të cilët do të përballen me masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Detajet e hetimit

Sipas të dhënave të mbledhura, dyshohet se administratorët e subjekteve dhe punonjësit e tyre kanë manipuluar deklaratat financiare me qëllim shmangien e pagesës së taksave. Procedurat e hetimit kanë përfshirë metoda proaktive për të zbardhur të gjithë rrjetin e përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit për veprime të mëtejshme, ndërsa policia po vijon punën për kapjen e të shpallurve në kërkim.

Sipas policisë, operacioni “Skema” tregon angazhimin e autoriteteve për të luftuar krimin ekonomik dhe për të mbrojtur interesat financiare të shtetit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në paraburgim, lë qelinë dhe shkon në spital për mjekim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka thyer këmbën gjatë një ndeshjeje futbolli, në ambientet e ajrimit të paraburgimit të...

“Statuja e Teutës” dhe drejtoreshat e sotme

Nga Auron Tare Një mik shumë i mirë nga Lezha më mori në mbrëmë telefon. Pasi shkëmbyem disa fjalë të...

“Pylli” në Amfiteatrin e Durrësit: Kur realiteti nis të humbasë kufijtë

Çfarë ndodh kur nuk je më i sigurt nëse ajo që po përjeton është e vërtetë apo vetëm...

Kruja kundërshton “dorëzimin” e Rinasit: “Është i Krujës, jo i Tiranës. Fuqizoni bashkinë!”

Këshilli Bashkiak i Krujës ka shprehur kundërshtimin unanim ndaj ndryshimit të propozuar në projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të...