3 Dhjetori, Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuara në Shqipëri: Sfida dhe Arritje

Date:

Share post:

Çdo vit, 3 Dhjetori shënon Ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara, një ditë e dedikuar për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar të drejtat e këtij komuniteti. Në Shqipëri, ky është një moment reflektimi për sfidat që hasin personat me aftësi të kufizuara dhe për përpjekjet për përmirësimin e jetës së tyre.  

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 6% e popullsisë shqiptare klasifikohet në kategorinë e personave me aftësi të kufizuara. Në jetën e përditshme ata ta përballen me pengesa të shumta, duke filluar nga mungesa e infrastrukturës së përshtatshme në shkolla, institucione publike dhe mjedise urbane, deri te qasja e kufizuar në punësim dhe shërbime shëndetësore.  

Në vitet e fundit, deklarohet se janë bërë disa hapa përpara për të përmirësuar jetën e këtij komuniteti. Programet qeveritare për përfshirjen sociale, projekte të shoqërisë civile dhe iniciativat private kanë krijuar mundësi të reja, por sfidat mbeten të mëdha. Infrastrukturat publike shpesh nuk plotësojnë standardet e aksesueshmërisë, ndërsa mungesa e mbështetjes psikologjike dhe edukative për fëmijët me aftësi të kufizuara vazhdon të jetë një problem i rëndësishëm.  

Në shkolla, përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara është rritur, por shumë prej tyre hasin në mungesë të mësuesve ndihmës të trajnuar dhe materialeve didaktike të përshtatura, si dhe stigmatizim.  

Në kuadër të kësaj dite, shumë individë dhe organizata po ngrejnë zërin për të kërkuar më shumë përfshirje dhe politika të drejta. 

Sadiku, një i ri nga Durrësi përdor një karrocë që në lindje, thotë se përfshirja në tregun e punës është një nga sfidat kryesore dhe pse ai vetë është i punësuar, po ka shumë të tjerë që duan të punojnë dhe të kontribuojnë në shoqëri, por kompanitë private dhe institucionet publike nuk janë të gatshme t’u ofrojnë një mundësi.  

Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuara është një kujtesë se një shoqëri e drejtë dhe e barabartë duhet të ndërtojë ura, jo mure. Qeveria, shoqëria civile dhe sektori privat duhet të punojnë së bashku për të krijuar një mjedis që jo vetëm i pranon, por i fuqizon këta individë. Investimet në edukim, infrastrukturë dhe ndërgjegjësim mbeten thelbësore për të ndërtuar një të ardhme ku të gjithë të kenë të njëjtat mundësi.  

Kjo ditë është jo vetëm një reflektim, por edhe një angazhim i përbashkët për të krijuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës Dyshohet se është...

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali,...

35 vjet eksod shqiptar/ “Hartë memece për të mbyturit” kthen kujtesën e një drame që Mesdheu vijon ta përjetojë

Një thirrje për të mos harruar. Një homazh për jetët e humbura dhe fatet që mbetën pa përgjigje....