Shpërdorim detyre dhe skema të tjetërsimit të pronave, për herë të tretë në pranga ish-juristi i Kadastrës së Durrësit

Date:

Share post:

Mikel Zaho, ish-jurist i Kadastrës së Durrësit, është arrestuar për herë të tretë, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronave bregdetare. Ai ishte person në kërkim që nga muaji prill i këtij viti. Policia e Durrësit bëri sot me dije bëri se 46-vjeçari nga Durrësi u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë vepër penale.

Ky arrestim vjen pas dy rasteve të mëparshme, në vitin 2019 dhe 2021, duke ngritur dyshime për përsëritjen e shkeljeve dhe mosndjekjen efektive të çështjeve ligjore ndaj tij.

Në prill të këtij viti, Policia e Durrësit kishte ekzekutuar vendimet e gjykatës për arrestimin e 5 personave të lidhur me një tjetër rast të tjetërsimit të pronave në bregdet. Mes të arrestuarve ishte edhe një nga ish drejtuesit e Kadastrës së Durrësit. Hetimet zbuluan një skemë për përfitimin e paligjshëm të 151 mijë m² tokë në Spitallë të Durrësit.

Rasti nisi të hetohej në shkurt të vitit të kaluar pas denoncimit të një qytetari se toka e tij, ende në gjyq për njohjen e pronësisë në Gjykatën e Lartë, ishte zaptuar nga dy subjekte, njëri prej të cilëve pretendonte ta kishte blerë pronën nga një kompani tjetër. Hetimet e drejtuara nga prokurori Pal Deçolli zbuluan shkelje të rënda në procesin e tjetërsimit të pronës. Për këtë rast u arrestuan në prill 5 persona, mes të cilëve dhe
Ardit Kërtusha, 33-vjeç, ish-zyrtar i lartë i administratës publike dhe ish-kryetar i FRESSH-it në Durrës, si person nën hetim për këtë skemë. Ai dhe të tjerë, si Gjovalin Ndoci, akuzohen për mashtrim dhe pastrim të produkteve nga veprimtaria kriminale.
Hetimet tregojnë se procesi i tjetërsimit të pronës ka nisur në vitin 2019 nga juristi Mikel Zaho dhe është firmosur nga zv.regjistruesi, duke anashkaluar drejtuesin e atëhershëm, Liridon Pula. Një praktikë për përfitimin e 75,000 m² tokë në lagjen Mirdita ishte futur në arkivën e kadastrës si e regjistruar në vitin 2010.

Tokat më pas janë shitur nga përfituesit, përfshirë Gjovalin Ndoci dhe Dashnor Taulla, duke përdorur punonjës të ndërmarrjes bujqësore të Spitallës si dëshmitarë të rremë. Në këtë skemë janë përfshirë gjithashtu Lirim Xhameta dhe të tjerë, duke krijuar një zinxhir të gjerë shkeljesh për përvetësimin e pronës.

Ky rast i fundit thekson problemin e vazhdueshëm të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në administratën publike, duke nxjerrë në pah nevojën për masa më të forta ligjore dhe mbikëqyrje të rreptë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Antimafia Italiane godet organizatën kriminale që dërgonte flori në Shqipëri

Policia italiane ka goditur një rrjet kriminal të përbërë kryesisht nga shqiptarë, i dyshuar për trafik ndërkombëtar të...

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...