Vlora përkujton 181-vjetorin e lindjes së Ismail Qemalit

Date:

Share post:

Këtë të premte është përkujtuar 181-vjetori i lindjes së themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit. Në Sheshin e Flamurit, pranë varrit të tij, Bashkia e Vlorës ka organizuar një ceremoni përkujtimore ku janë vendosur kurora dhe buqeta me lule, ndërsa janë kryer homazhe në nderim të “Babait të Kombit”.
Në ceremoni morën pjesë kryetari i bashkisë, Ermal Dredha, prefekti i qarkut Vlorë, Plator Nesturi, si dhe përfaqësues të Universitetit të Vlorës, që mban emrin e themeluesit të shtetit shqiptar. Nën tingujt e bandës frymore, autoritetet vendosën kurora me lule pranë varrit të Ismail Qemalit.

Kryebashkiaku Dredha dhe prefekti Nesturi e cilësuan këtë ditë më shumë se një nderim për babain e pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar vlerën dhe trashëgiminë e tij historike.
Gjithashtu, 24 janari përkon me 106-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit, atit të pavarësisë shqiptare. Ai ndërroi jetë më 24 janar 1919 në qytetin Perugia të Italisë, duke lënë pas një trashëgimi të vyer për kombin shqiptar.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Grabitet me armë argjendaria në Paskuqan, dy autorët largohen me motor

Një argjendari në zonën e Paskuqanit është grabitur pasditen e sotme, ku dy persona të paidentifikuar kanë marrë...

Zjarri në Selenicë, flakët shkrumbojnë dhjetëra makina në një pikë grumbullimi automjetesh

Një zjarr i rënë rreth mesditës së së mërkurës në fshatin Penkovë, pjesë e Bashkisë së Selenicës, përfshiu...

Zjarri në Mallakastër/ Flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë

Në operacion është angazhuar një avion zjarrfikës "Air Tractor" nga Spanja. Avionin e ka sjellë kompania me të...

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; datat dhe oraret

ARRSH ka bërë të ditur se nga ora 00:00 deri në 04:30 do të kryhet vendosja e trarëve...