Lezhë/ Operacioni “Impuls”, arrestohet 18-vjeçari, policia sekuestron dhjetëra doza kanabis

Date:

Share post:

Një 18-vjeçar, i identifikuar si Klevis Paplekaj është arrestuar në Lezhë, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike Cannabis Sativa në doza, kryesisht në afërsi të shkollave. Gjatë operacionit të koduar “Impuls”, policia sekuestroi 83 doza droge, të cilat dyshohet se ishin përgatitur për shitje, si dhe një celular.

Njoftimi i policisë – “Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Impuls”, goditet një rast i shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa në doza, kryesisht në afërsi të shkollave.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 18-vjeçari që kryente këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 83 doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe celulari i të arrestuarit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale për Hetimin, të DVP Lezhë, në zbatim të planit operacional “Shkolla të pastra”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Impuls”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi K. P., 18 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gati për shitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën doza të tjera të kësaj lënde, gati për shitje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas shiste doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa në qytetin e Lezhës, kryesisht në afërsi të shkollave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 83 doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 1 celular.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...

Tragjedia në Elbasan/ Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh

Është konfirmuar viktima e dytë nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e së mërkurës një pallat 5-katësh...

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...