Kapet një nga organizatorët e kontrabandës së 670 000 litrave naftë nga Tunizia

Date:

Share post:

Policia e Durrësit vijon operacionin e koduar “Ari i zi”, i cili ka shënjestruar një skemë të mirëorganizuar të kontrabandimit të karburanteve nga Tunizia. Pas aksionit të zhvilluar më 12 janar në portin e Durrësit, ku u sekuestruan 670 000 litra naftë të fshehura në balastrat e një anijeje, hetimet dhe operacionet për kapjen e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë pa ndërprerje.
Së fundmi, në hyrje të Shqipërisë përmes pikës kufitare të Morinës, është ndaluar një nga organizatorët kryesorë të kësaj kontrabande, shtetasi Eduart Skora, 59 vjeç, banues në Durrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës dhe Policia Kufitare arritën të arrestojnë këtë shtetas, i cili akuzohet për bashkëpunim në organizimin e transportit të paligjshëm të karburantit.

E. Skora, së bashku me një bashkëpunëtor të tij, Florian Biba, i cili ndodhet ende në kërkim, dyshohet se kanë orkestruar fshehjen e sasisë së naftës në balastrat e anijes, një praktikë e përdorur për të shmangur zbulimin nga autoritetet.
Në operacionin fillestar “Ari i zi” u arrestuan në flagrancë tre pjesëtarë të ekuipazhit dhe u proceduan në gjendje të lirë pesë të tjerë. Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë për të zbuluar të gjithë rrjetin kriminal të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia e Shtetit ka bërë të ditur se puna për kapjen e të dyshuarve të tjerë, përfshirë Florian Bibën dhe dy shtetas të tjerë të kërkuar në kuadër të operacionit “Ari i zi 2”, po vijon intensivisht.

Operacioni “Ari i zi” synon të godasë rrënjësisht kontrabandën e karburanteve, një aktivitet që dëmton rëndë ekonominë e vendit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Lezhë/ Operacioni “Impuls”, arrestohet 18-vjeçari, policia sekuestron dhjetëra doza kanabis

Një 18-vjeçar, i identifikuar si Klevis Paplekaj është arrestuar në Lezhë, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike Cannabis...

Po ndodh/“Mbrojtja” njofton qytetarët: Mos u shqetësoni, është skenar i simuluar për aksident ajror në aeroport

Një stërvitje e rëndësishme kërkim-shpëtimi do të zhvillohet sot, më 4 nëntor, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të...

Erion Veliaj shtrohet në spitalin e paraburgimit të Fierit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është zhvendosur nga sektori i paraburgimit në sektorin spitalor të institucionit të vuajtjes...

Bulqizë/ Vdekja e 62-vjeçarit, me plumb në kraharor, bie pista e ariut

Ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku humbi jetën 62-vjeçari Urim Fiku, ka marrë një tjetër...