Durrësi, Qyteti “i humbur”

Date:

Share post:

Me një pasuri të jashtëzakonshme arkeologjike, Durrësi antik është shpesh qytet i humbur edhe për banorët e tij. Ndonëse një pjesë e mirë e tij ndodhet nëntokë, sot, qyteti ruan plot gjurmë të historisë, që nga antikiteti, mesjeta dhe periudhat më të vona, po pak banorë të Durrësit i njohin vlerat arkeologjike dhe historike të qytetit ku jetojnë. Qendra e gjuhëve të huaja “Interlingua” krahas aktivitetit të saj organizon shpesh dhe aktivitete njohëse dhe turistike për qytetarët durrsakë, por dhe për komunitetin italian që ka zgjedhur të jetojë në Durrës. Mes tyre pak kohë më parë, ajo organizoi dhe një tur falas për qytetarë të grupmoshave të ndryshme, përfshirë edhe shtetas italianë që jetojnë në Durrës.

Arkeologu Jani Koçillari shprehet se “Dyrrachium njihet si një nga qytetet më të rëndësishme të antikitetit, jo vetëm nga themelimi i kolonisë nga Epidamnos, jo vetëm nga lufta mes Çezarit dhe Pompeut, jo vetëm nga lufta e Peloponezit, por ka qenë një nga qendrat kulturore të antikitetit. Mendohet që pasuria shekullore që ka qyteti në kontekstin arkeologjik është e jashtëzakonshme. Dyrrachium, Durrësi njihet shumë dhe në Itali, prandaj kemi dhe ekipe italiane që gërrmojnë këtu në Durrës sidomos tek Amfiteatri.”

Koçillari udhëhoqi banorët e rinj dhe të vjetër të Durrësit të sotëm nëpër një itinerar historiko-urban pak të njohur prej tyre, që u mirëprit nga pjesëmarrësit.

“Turi m’u duk i bukur. Mësova për disa destinacione të qytetit që i kisha parë vetëm nga larg. U kënaqa shumë dhe shpresoj për ture të tjera sa më të bukura.”

“U kënaqa shumë me këtë turin. Në Durrës jetojmë po nuk i kemi parë me kaq vëmendje, kërshëri këto që pamë sot. Shpjegimi i profesorit kishte shumë përfitime. – Si reagoi djali? – Iu duk vetja si Indiana Jones.”

Pjesë e komunitetit italian që jeton në Durrës është dhe Madalena Malcangio, e cila iu bashkua turit kulturor e historik së bashku me vajzën e saj. Ajo sugjeron që, ashtu si në Itali, Forumi Bizantin dhe monumente të tjera të trashëgimisë kulturore të gjallërohen, duke sjellë përmes rrefimit dhe veshjeve të kohës frymën e epokës së cilës ato i përkasin.

“Një tur interesant. Vizituam vende historike “të fshehura” të Durrësit antik. Është kënaqësi të zbuloj kaq shumë rezonancë dhe ngjashmëri me qytetin tim të lindjes në Pulja. Prej 6 vitesh jam banore e Durrësit dhe dua që dhe vajza ime ta njohë historinë e qytetit ku rritet. Arkeologjia dhe historia janë e ardhmja. Është e rëndësishme të dimë c’kemi qenë për të kuptuar c’duam të jemi.”

Ture të kësaj natyre janë një mundësi e mirë për të zbuluar jo vetëm Durrësin e lashtë, por dhe identitetin kulturor të banorëve, duke nxitur edhe mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe kontribuar në zhvillimin e ekonomisë lokale përmes turizmit.

“Duhet të promovohet më shumë dhe të ketë më shumë bashkëpunim me universitetet shqiptare. Me degët e arkeologjisë, historisë dhe turizmit ndikon në promovimin e qytetit. E rëndësishme është që dhe qytetarët të kuptojnë vlerat historiko-kulturore që ka qyteti se sjellin turizëm, krijojnë zhvillim ekonomik.”, – thotë arkeologu Koçillari.

@zërionline 

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Rrugën e Kombit

Një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin...

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...