10 muaj burg Rrumit, korruptoi zyrtarin për tokën te Gjiri i Lalzit

Date:

Share post:

Gjykata e Posaçme dënoi me 10 muaj burg Aleksandër Lahon i njohur edhe me emrin Pëllumb Muharremi, për akuzën e korrupsionit. SPAK kërkoi dënimin me 3 vite heqje lirie, por gjykata e dënoi me 1 vit e 3 muaj burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar iu zbrit një e treta e dënimit. Sipas hetimeve të prokurorisë ka rezultuar se Aleksandër Laho i ka dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku shumën prej 600 mijë lekë dhe i ka premtuar dhe 300 mijë lekë më shumë, me qëllim që të mos ushtronte ankim për një çështje pronësie. Sipas Spak, Laho e ka dhënë ryshfetin për mosankimin në Apel të një çështje lidhur me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.

Laho mbeti i plagosur në vitin 2019-të, në atentatin që iu bë prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja. Në atë kohë atij iu sekuestrua telefoni nga ku rezultoi një video, ku ai po komunikonte me një zyrtar të avokaturës së shtetit për rastin korruptiv. Kjo është pranuar edhe nga Kërçuku, që është dënuar me 2 vite burg për akuzën e korrupsionit.

Rrumi vijon në kërkim, ndërsa avokati i tij ka pretenduar se ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak se pas atentatit në Shqipëri në vitin 2019 nuk mori ndërhyrjen e duhur mjekësore dhe nga plumbat ka mbetur i dëmtuar, i gjymtuar në këmbë. Në atentatin e 1 nëntorit të 5 viteve më pare mbeti i plagosur edhe prokurori Arjan Ndoja, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku. Spak pas zbardhjes së komunikimeve në Sky Ecc ka arritur të zbulojë edhe grupin që porositi dhe kreu atentatin, mes tyre dhe Plaurent Dervishaj, kunati i kapobandes Lul Berisha.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...