Dyshohet për aneurizëm cerebral, 12-vjeçarja humb jetën në spitalin e Durrësit

Date:

Share post:

Një vajzë 12-vjeçare nga Sukthi ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit, pasi pësoi një hemorragji cerebrale të dyshuar si pasojë e një aneurizmi.
Sipas informacionit zyrtar nga drejtoria e spitalit, e mitura u transportua me autoambulancë nga Sukthi në orën 09:30, duke shfaqur kriza konvulsive. Deri në orën 10:30, ajo u trajtua në urgjencën pediatrike dhe më pas u transferua në pavionin përkatës. Mjekët kërkuan të kryenin një rezonancë magnetike të kokës, por kjo nuk u bë e mundur për shkak të konvulsioneve të përsëritura. E mitura u trajtua nga një mjek neuropediatër për të kontrolluar krizat dhe temperaturën, e cila arriti deri në 38.5°C. Pas një stabilizimi të pjesshëm, rreth orës 16:00, pacientja u dërgua për të kryer skanerin e kokës, i cili, pavarësisht artefakteve nga lëvizjet, evidentoi hemorragjinë cerebrale.
Menjëherë pas diagnozës, reanimatorët morën në kujdes të miturën, e cila u intubua për shkak të rënies së vlerave të oksigjenit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e saj u përkeqësua vazhdimisht, duke çuar në ndërrimin e jetës rreth orës 18:30.
Mjekët dyshojnë se hemorragjia cerebrale mund të jetë shkaktuar nga një aneurizëm i pashfaqur më parë, megjithatë një konfirmim i saktë për shkakun e vdekjes pritet pas ekzaminimeve të mëtejshme mjeko-ligjore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të parë, Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të...