Detaje nga hetimi mbi abuzimin e 13-vjeçares nga 38-vjeçari

Date:

Share post:

Një arrestim i kryer fillimisht për dyshime mbi vjedhjen e bagëtive ka çuar në një zbulim tronditës. Simon Gjoka, 38 vjeç, është vënë në përgjim nga autoritetet, të cilat kanë konstatuar komunikime me përmbajtje seksuale mes tij dhe një të miture 13-vjeçare.

Vajza është e bija e një mikeje të Gjokës, e cila është invalide. Sipas burimeve hetimore, ai kishte fituar besimin e familjes së vajzës duke u paraqitur si një mik i ngushtë dhe shpesh e ndihmonte të ëmën e vajzës, gjë që i kishte dhënë akses të lehtë për të manipuluar të miturën.
Pas identifikimit të këtyre bisedave, policia ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin dhe ka marrë në pyetje të miturën në prani të një psikologu dhe nënës së saj. Sipas dëshmisë së 13-vjeçares, lidhja me 38-vjeçarin kishte nisur më shumë se një vit më parë duke përfshirë dhe marrëdhënie seksuale.

Gjatë kontrollit të telefonit të vajzës, hetuesit kanë gjetur video dhe foto intime, ndërsa ajo ka pranuar se Gjoka e kishte prezantuar edhe me persona të tjerë. Kjo ka ngritur dyshime se e mitura mund të jetë shfrytëzuar për prostitucion.

Aktualisht, autoritetet presin ekspertizën mjeko-ligjore për të konfirmuar pretendimet dhe do të kryejnë një marrje të dytë në pyetje të vajzës për të sqaruar nëse ajo ka qenë viktimë e shfrytëzimit seksual. Nëse akuzat vërtetohen, çështja pritet t’i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

E mitura shiste qirinj në Kishën e Shna Ndout në Laç, gjë që ka lehtësuar kontaktet mes saj dhe 38-vjeçarit, duke i dhënë mundësinë të krijonte afrimitet me të. Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dënohet me vdekje studentja 23-vjeçare në Iran, shkak një postim në rrjetet sociale

Një postim në rrjetet sociale mund t’i kushtojë jetën një studenteje 23-vjeçare në Iran. Najmeh Amini është dënuar...

Vrau reperin e njohur Tupac 30 vite më parë, jepet dënimi për autorin

Duane Davis, i njohur me nofkën “Keffe D”, është dënuar me 40 vite deri në burgim të përjetshëm...

Trump i kërkoi dorëheqjen ambasadores në Greqi, Kimberly Guilfoyle mes akuzave për favore financiare

Shtëpia e Bardhë konfirmoi largimin e Kimberly Guilfoyle pas raportimeve për përdorim të ndikimit politik në këmbim të...

FMN parashikon rritje për ekonominë botërore, por paralajmëron për rreziqet nga lufta dhe IA

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rritje ekonomike globale prej 3,1% për vitin 2026, ndërsa paralajmëron se përshkallëzimi i konfliktit...