Fier – Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Roskovec, në fshatin Suk 1, ka ndodhur një aksident i rëndë me pasoja fatale. Një automjet, i drejtuar nga shtetasi Q. M. është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi K. A. Përplasja ndodhi ndërsa po lëviznin në rrugën ku po kalonte dhe një tufë bagëtish që ka ndërprerë qarkullimin, duke shkaktuar një situatë të rrezikshme në një rrugë pa ndriçim.
Përplasja ka rezultuar fatale për shtetasin Festim Gllava, bariu që po kalonte bagëtitë e imëta në rrugë. Shtetasi Gllava ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërkohë që dhe shumë krerë bagëti kanë ngordhur si pasojë e goditjes nga dy automjetet.



Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e aksidentit, duke hetuar shkakun e përplasjes. Dy drejtuesit e mjeteve janë plagosur e dërguar në spital.
©️zërionline


