Edhe 75 mijë euro janë shumë për bashkëshorten e kryebashkiakut që shpërndan ndihma ekonomike

Date:

Share post:

Nga Edmond Arizaj

Ajola Xoxa mund të ketë të drejtë. Ndoshta për dhjetë vjet ajo, sipas kontabilistëve të saj ka shpenzuar për veshje e mbathje diku 75 mijë euro dhe jo 800 e kusur mijë. Problemi nuk qëndron nëse i ka apo jo mundësitë ajo t’i blejë, nuk qëndron problemi i kanë lënë apo jo trashëgim të parët. Ky është problem me drejtësinë. 

Me njerëzinë është problemi se zonja është bashkëshorte e kryetarit të bashkisë, e njeriut të parë të kryeqytetit, e përfaqësuesit të shtresës së varfër e të mësme, e mbrojtësit dhe solidarit të të margjinalizuave. 

Është bashkëshorte e njeriut modest që shkon në punë me biçikletë, që ka shitur fiq, që i është futur politikës me një pulovër, që shpërndan supë. Bashkëshorti, kryetar bashkie, nuk vjen nga derë e pasur, (për dreq gjithë meshkujt politikanë shqiptarë janë të varfër, por gratë i kanë zgjedhur të pasura), ndaj shfaqjet me veshje firmato, me bizhu e ngrefosje, jo vetëm nga zonja Xoxa në fakt, janë një karshillëk i rëndë për masën e madhe të shqiptarëve…

Edhe nëse kontabilistët nuk kanë gabuar rastësisht, 75 mijë euro vetëm porosi online për trupin, janë njëherë e gjysëm sa një kredi për shtëpi që 80 përqind e çifteve të reja shqiptare e kanë të pamundur ta marrin, e ata që e marrin duhet ta shlyejnë në 15-25 vjet. 

Politika për aktivistët që hyjnë në të të varfër, është si puna e xhindit, të jep fuqi të pakufijshme, por ama duart t’i lidh pas llambës, sepse nëse nis e llamburit nga veshja e bizhutë pasi je ngritur në pushtet, paragjykimi është problemi më i vogël, hetimi është problemi normal, dhe përballja i vetëm i me drejtësinë është problemi më i madh. 

Kur në politikë hyn modestisht nga pasuria, të paktën publikut familjarisht duhet t’i tregohesh modest. Nuk është vetëm zonja Xoxa kaq vanitoze të kuptohemi. Është e gjithë arradha e atyre që mbysin ekranet “të firmosur” e që kushtojnë me shifra pesë shifrore (në euro) nga koka tek këmbët. Vetëm për një ditë. Kontrasti është aq i fortë sa të nxjerr sytë, ndaj dhe justifikimet apo mbrojtja duhej mbajtur larg syve e veshëve të publikut. 

Nëse thua që harxhoj në vit 7500 euro për rroba e bizhuteri, dhe je ndërkohë bashkëshortja e njeriut që firmos leje ndërtimi dhe menaxhon buxhetin më të madh të vendit, çfarë pret të mendojë dikush që aq para vetëm i ëndërron familjarisht?! Modesti, përulje dhe pendesë, kjo mungon nga politikanët e familjarët e tyre i të gjitha krahëve, në një nga vendet më të varfëra të Europës, vendi ynë. 

PS: Zonja Xoxa ka të drejtë kur ankohet për suljen dhe vërsuljen në media e rrjete sociale. Karma dihet se ç’është! Por mund të imagjinohet se sa e sa të tjerëve u janë sulur madje pa pasur faj. Dhe ata s’kishte as kush i mbronte.

spot_img

Artikuj të lidhur

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...

Para pa deklaruar dhe pajisje të dyshimta, në pranga 49-vjeçari në dalje të Portit

Një 49-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë në Pikën e Kontrollit Kufitar të Portit të Durrësit, pasi...

Ndërtime pa leje në Himarë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona

Prokuroria e Vlorës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq për shpërdorim detyre 4 ish-zyrtarët e IMT-së Himarë dhe 3 shtetas për...