Jola Hysaj në Primaret e Durrësit: “Votoni për guxim, votoni për ndryshimin”

Date:

Share post:

Kandidatja për Primaret e Partisë Demokratike në Qarkun Durrës, Jola Hysaj, ka bërë thirrje për mbështetjen e anëtarëve të PD-së në zgjedhjet që do të zhvillohen më 1 mars. Me një angazhim politik prej gati 20 vitesh, ajo thekson se ka qenë gjithmonë në shërbim të parimeve të demokracisë dhe lirisë.

“Nuk jam një emër i panjohur për ju, sepse jam rritur dhe formuar në këtë parti, duke ndarë me ju sfidat dhe betejat për një Shqipëri më të drejtë,” shprehet Hysaj.

Duke kujtuar rrugëtimin e saj politik nga anëtare e thjeshtë e PD-së, te nënkryetare e Forumit Rinor në Durrës, anëtare e Këshillit Kombëtar dhe sot Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Hysaj thekson se angazhimi i saj është një betejë për dinjitet dhe të drejta.

Ajo deklaron se vjen nga një familje me histori dhe sakrifica, e rritur me vlerat e besimit në Zot dhe me kujtimet e padrejtësive që kanë përjetuar familjet e saj, Metalla dhe Ballanca, si të përndjekura nga regjimi i kaluar.

“Sot, Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të vërtetë. Ka nevojë për një politikë me dimension njerëzor, që e vendos qytetarin në qendër dhe jo interesat personale e klienteliste. Ky është misioni im,” thekson ajo.

Me numrin rendor 19, Jola Hysaj kërkon mbështetjen e demokratëve për të qenë zëri i qytetarëve në Parlament, duke u angazhuar për një Shqipëri me më shumë mundësi për të gjithë dhe një Durrës që zhvillohet me dinjitet.

“Më 1 mars vendosni për një politikë ndryshe! Votoni për guxim! Votoni për ndryshimin! Votoni Jola Hysaj! Votoni 19!” përfundon ajo, duke ftuar demokratët e Durrësit, Shijakut, Krujës dhe Fushë-Krujës t’i bashkohen vizionit të saj për të ardhmen.

Në listën e primareve të PD-së për qarkun Durrës janë 37 kandidatë, mes të cilëve edhe figura me kontribut të gjatë në këtë forcë politike, e cila prej vitesh ndodhet në opozitë dhe synon të marrë pushtetin pas zgjedhjeve të 11 majit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Emërohet administratori i ri i Ujësjellës Kanalizime në Durrës

Migen Duka nga Elbasani është emëruar administratori i ri i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD), duke zëvendësuar...

Aksident me vdekje në Durrës

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15 të Durrësit, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin...

E vetmja e llojit të saj, pas 83 vitesh gjendet në Detin Jon anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore

Tetëdhjetë e tre vjet pas fundosjes së saj, një nga silurueset më të rralla të marinës gjermane të...

Grabitet me armë argjendaria në Paskuqan, dy autorët largohen me motor

Një argjendari në zonën e Paskuqanit është grabitur pasditen e sotme, ku dy persona të paidentifikuar kanë marrë...