Tronditet Hollivudi! Aktori mitik u gjet i vdekur së bashku me gruan dhe qenin e tyre

Date:

Share post:


Aktori legjendar i Hollivudit, Gene Hackman, 95 vjeç, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Santa Fe, New Mexico, së bashku me gruan e tij, pianisten Betsy Arakawa, 63 vjeç, dhe qenin e tyre.

Policia menjëherë ka nisur nga puna për të zbuluar shkakun e vdekjes së aktorit dhe bashkëshortes së tij, kurse Sherifi i qarkut Santa Fe, Adan Mendoza, konfirmoi lajmin të enjten.

Hackman ishte një nga aktorët më të arrirë të të gjitha kohërave, falë roleve të yjeve në “The French Connection”, “Bonnie and Clyde” dhe “The Royal Tenenbaums”.

Në vitin 1972, ai fitoi çmimin Oskar për aktorin më të mirë në filmin “The French Connection” dhe një tjetër për aktorin më të mirë dytësor për rolin e Little Bill Daggett në filmin “Unforgiven” në 1992.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Europol godet rrjetin kriminal të Ballkanit, 47 të arrestuar pas hetimeve për vrasje, rrëmbime dhe trafik droge në Europë

Një operacion ndërkombëtar i koordinuar nga Europol ka çuar në arrestimin e 47 personave të dyshuar si pjesë...

Tre orë drejtor në Elbasan! Everest Kazheli jep dorëheqjen nga Kadastra

Në ditën e parë të emërimit, pas vetëm 3 orësh, Everest Kazheli ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i...

Dëmtimi i tragetit në Portin e Durrësit, anulon lundrimin drejt Barit, pasagjerët nisen me një tjetër anije

Era e fortë që përfshiu zonën detare mbrëmjen e 8 tetorit solli probleme në Portin e Durrësit, ku...

Fuqizohet Ministria e Shtetit për Administratën Publike

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar krijimin e një ministrie të re në kabinetin qeveritar, duke vendosur ta kthejë...