Dyshimet e policisë për ngjarjen që tronditi Hollivudin dhe mbarë botën e artit

Date:

Share post:

Dyshohet për vrasjen e aktorit dhe bashkëshortes së tij, përfshirë dhe qenin e tyre, por ende herët për të dalë në një qëndrim zyrtar mbi ngjarjen dhe motivin e saj. Aktori legjendar Gene Hackman, 95 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Betsy Arakawa, 64 vjeç, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico, SHBA.
Sipas autoriteteve lokale, trupat e Hackman dhe Arakawa u gjetën në banesën e tyre së bashku me qenin e tyre, i cili gjithashtu kishte ngordhur.
Policia ka deklaruar se nuk ka dyshime të menjëhershme për vrasje, por hetimet për shkaqet e vdekjes janë ende në vazhdim.
Sipas një urdhër-kërkimi të siguruar nga TMZ, një detektiv i Santa Fe që kërkoi urdhrin e kontrollit shkroi në deklaratën e tij se beson se “vdekja e dy personave të ndjerë është mjaftueshëm e dyshimtë në natyrë për të kërkuar një kontroll dhe hetim të plotë.”

Ai argumenton këtë dyshim duke përmendur se dera kryesore e banesës u gjet e hapur dhe e pasiguruar,
Një qen i shëndetshëm po vraponte i lirë në pronë.
Një tjetër qen i shëndetshëm ndodhej pranë trupit të pianistes, bashkëshortes së aktorit.
Një qen tjetër u gjet i ngordhur, rreth 10-15 metra larg trupit të femrës, brenda një dollapi në banjë, ndërsa ngrohësi ishte lëvizur nga vendi i tij. Një shishe me pilula ishte e hapur dhe pilulat ishin të shpërndara pranë trupit të gruas.
Trupi i aktorit të ndjerë ndodhej në një dhomë tjetër të banesës.
Nuk kishte shenja të dukshme të një rrjedhjeje gazi.
Këto gjetje e kanë bërë policinë të nisë një hetim të hollësishëm mbi rrethanat e vdekjes së tyre.
Familja beson se helmimi nga monoksidi i karbonit është fajtor. Vajza e aktorit legjendar, Elizabeth Jean Hackman, thotë për TMZ se nuk janë të sigurt, por ata mendojnë se shkaku mund të jetë nga tymrat toksikë.
Kompania e gazit dhe personeli i zjarrfikësve thanë se nuk kishte tym toksik që do të rrezikonte familjen. Trupi i Hackman ishte në një dhomë të veçantë ku nuk kishte “asnjë shenjë të dukshme të një rrjedhje gazi”. Hetimi zbuloi se ai kishte rënë papritur dhe kishte vdekur.
Trupi i dekompozuar i gruas së Gene Hackman, Betsy Arakawa, kishte shenja të “mumifikimit” dhe fryrjes.
Punëtorët treguan se prej dy javësh nuk i kishin parë ata.

Zyra e Sherifit të Qarkut Santa Fe ka raportuar se po shqyrtohen të gjitha rrethanat e ngjarjes, përfshirë praninë e barnave apo ndonjë shenjë tjetër që mund të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Gene Hackman ishte një nga aktorët më të mëdhenj të kinematografisë amerikane, i njohur për rolet e tij ikonike në filma si “The French Connection” dhe “Unforgiven”, të cilat i siguruan atij dy çmime Oscar.

Karriera e tij e gjatë dhe e suksesshme e bëri një figurë të dashur në botën e filmit.
Në vitin 2004, Hackman vendosi të tërhiqej nga aktrimi për t’iu përkushtuar shkrimit të librave dhe aktiviteteve të tjera krijuese. Ai mbeti një personazh i respektuar në industrinë e filmit edhe pas daljes në pension.

Kush ishte Betsy Arakawa?

Bashkëshortja e tij, Betsy Arakawa, ishte një pianiste klasike dhe një partnere besnike e Hackman për më shumë se 30 vjet. Çifti ishte i njohur për lidhjen e tyre të fortë dhe jetën e qetë larg syrit të publikut.
Lajmi për vdekjen e Hackman dhe gruas Arakawa ka tronditur Hollywood-in dhe fansat e aktorit në mbarë botën.

Figura të njohura të industrisë së filmit kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të një prej aktorëve më të mëdhenj të epokës moderne.
Hetimet vazhdojnë për të zbardhur shkaqet e sakta të ngjarjes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në Mallakastër, digjen 15 hektarë me pisha; evakuohen 15 familje

Të paktën 15 hektarë sipërfaqe me pisha janë përfshirë nga flakët në fshatin Riban të Mallakastrës, ndërsa zjarri...

Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

Pas skadimit të të gjitha afateve kontraktuale dhe thellimit të konfliktit mes "Mabco Constructions" të Behgjet Pacollit dhe...

“I love Durrës”, simboli i ri në shëtitoren “Taulantia”

Një simbol i ri i është shtuar hapësirës publike të Durrësit, me synimin për të promovuar historinë, kulturën...

Fier/Përfshihet nga flakët një banesë, shpëtohen të moshuarit nga fqinjët

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në fshatin Fier-Shegan. Në banesë jetonin një çift...