Pranga “fantazmës” së drejtësisë spanjolle, 28-vjeçari ishmak, pjesë e një grupi kriminal

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Ghost”, duke arrestuar një 28-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle. I dyshuari, Ilirjan Mici, banues në fshatin Likmetaj, Durrës, akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike dhe pastronte paratë e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.

Operacioni u zhvillua nga Shërbimet Operacionale të Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e të kërkuarit.

Sipas Gjykatës së Madridit, Spanjë, e cila ka lëshuar një urdhër arresti më 28 dhjetor 2023, i riu do të përballet me drejtësinë spanjolle që parashikon një dënim maksimal deri në 26 vite burgim, për akuzat “Organizatë kriminale”, “Trafikim i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, sipas legjislacionit spanjoll.

Interpol Tirana dhe Interpol Madridi po ndjekin procedurat për ekstradimin e tij në Spanjë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tre orë drejtor në Elbasan! Everest Kazheli jep dorëheqjen nga Kadastra

Në ditën e parë të emërimit, pas vetëm 3 orësh, Everest Kazheli ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i...

Dëmtimi i tragetit në Portin e Durrësit, anulon lundrimin drejt Barit, pasagjerët nisen me një tjetër anije

Era e fortë që përfshiu zonën detare mbrëmjen e 8 tetorit solli probleme në Portin e Durrësit, ku...

Fuqizohet Ministria e Shtetit për Administratën Publike

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar krijimin e një ministrie të re në kabinetin qeveritar, duke vendosur ta kthejë...

Durrësi nën ujë, 30 fshatra pa energji dhe linjë elektrike mbi banesa

Reshjet intensive që përfshinë vendin gjatë orëve të para të mëngjesit kanë sjellë probleme nga veriu në jug,...