Lucia, violinistja e vogël durrsake shkëlqen në Shkodër

Date:

Share post:

Rrëmben çmimin e parë në kategorinë A

Lucia Roci, nxënëse në shkollën artistike të Durrësit, shkëlqeu sot në konkursin ndërkombëtar “Pjetër Gaci” në Shkodër. Ajo është nxënëse e klasës së tretë në shkollën artistike të Durrësit dhe këtë të enjte, më 23 maj, fitoi çmimin e parë, absolut me 100 pikë, në violinë, duke u renditur e para në rang kombëtar për kategorinë A, që përfshin moshat 7-9 vjeç. Konkursi, që po zhvillohet në Shkodër në datat 23-26 maj, bën bashkë fëmijë dhe të rinj të talentuar, artistë të moshave nga 7 deri në 23 vjeç, që konkurojnë mes tyre të ndarë në bazë të grupmoshave dhe specialitetit. Lucia Roci shkëlqeu në kategorinë violinë, duke i rrëmbyer të plota pikët e jurisë që e vlerësoi për interpretimin me nivel të lartë artistik në edicionin e 23-të të këtij konkursi. 

Lucia është një vajzë tejet e talentuar që dëshiron dhe punon fort që një ditë të jetë violinë e parë dhe të pushtojë skenat më të rëndësishme artistike në vend dhe në botë.

Veç performancës së saj të jashtëzakonshme në këtë konkurs, Lucia është aktive dhe në aktivitetet artistike të organizuara jo vetëm në Durrës, por dhe në qytete të tjera. 

Ndërkohë, një tjetër talent i shkollës artistike “Jan Kukuzeli”, Seldi Seferi, nxënës i klasës së gjashtë, pritet të konkurojë dhe marrë vlerësim në këtë garë të bukur artistike. Lajmi për këtë arritje të Lucias u bë i ditur nga shkolla artistike “Jan Kukuzeli” që ndër dekada ka nxjerrë artistë dhe mësues e pedagogë të njohur, me karrierë në fusha të ndryshme të arteve pamore e muzikore, teksa falënderime të veçanta iu dedikuan edhe profesorit tē violinës, Arben Diko, i njohur për përgatitjen e nxënësve me nivel të lartë artistik, dhe pianistes shoqëruese, mësueses Ilda Mema.

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, BE apel Kosovës dhe rajonit: Tregoni përmbajtje, drejtësia të vijojë pa ndërhyrje

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të...

Haga: 81 vjet burg për katër ish-krerët e UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur më 16 shtator aktgjykimin në një prej proceseve më...

Shefi i OpenAI pranon: “Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë”

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman thotë se publiku duhet të ketë më shumë besim te kompanitë e...

Alban Xhelili reagon pas prezantimit si drejtor i Postës në Durrës: “Një sfidë e re që e marr seriozisht…”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alban Xhelili, ka nisur detyrën e re si Drejtor i Filialit të Postës Shqiptare...