Temperaturat e larta zhveshin “turistin” durrsak në qendër të Durrësit. Policia në drejtim të paditur.

Date:

Share post:

Temperaturat e majit zhveshin turistin.

Në qytetin e Durrësit, një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe turistëve. Një turist i zhveshur është parë duke shëtitur lirisht nëpër rrugët e qytetit, duke shkaktuar habi dhe diskutime të shumta. Incidenti ka ndodhur gjatë orëve të paradites, në zonat më të frekuentuara të qytetit bregdetar.
Në këtë foto turisti ndodhet në sheshin “Liria” në qendër të Durrësit duke fotografuar xhaminë e madhe dhe institucionet vendore përreth sheshit.
Turisti dukej se ishte i pavetëdijshëm për normat kulturore dhe ligjore të vendit tonë, ndërsa qytetarë që e kanë parë në zona të ndryshme të qytetit të shokuar nuk kanë mundur t’i shpjegojnë atij situatën. Policia lokale është vënë në dijeni të rastit me vonesë dhe burime prej saj shprehen se me të marrë njoftim kanë ndërhyrë për ta ndaluar turistin, duke e shoqëruar atë në komisariat për verifikime të mëtejshme, por nuk jepen të dhëna rreth tij.

Ngjarja ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjetet sociale, ku disa qytetarë kanë shprehur shqetësim për mungesën e respektit ndaj banorëve dhe vendit.
Durrësi është një destinacion turistik i njohur ndaj rëndësi merr informimi i vizitorëve mbi rregullat e normat që duhet të respektohen gjatë qëndrimit të tyre në qytet.

@zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

“Ule muzikën!”/ Përplasja me armë në Athinë, del në skenë si autor Alket Rizai

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa identifikimi i Rizait u bë pas analizimit...

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...