Sekuestrohen mbi 100 mijë euro në portin e Durrësit

Date:

Share post:

Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka goditur një tjetër tentativë për futjen e shumave të mëdha të parave në Shqipëri, pa deklarim në pikën kufitare. Në kuadër të fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Aseti”, u arrestua një 40-vjeçar nga Dibra, Jahje Zebi, në furgonin e të cilit u gjetën 108 960 euro dhe 600 franga, të dyshuara si produkt i veprimtarive kriminale.
Shërbimet policore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, intensifikuan kontrollet për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi. Si rezultat, në vijën e dytë të kontrollit, u evidentua shuma e padeklaruar e parave që po tentohej të futej në vend.
Kjo vjen vetëm tre ditë pas një tjetër operacioni të ngjashëm, ku në portin e Durrësit u sekuestruan 223 200 euro në dalje dhe u arrestua poseduesi i tyre.
Së bashku me shumën e sekuestruar, si prova materiale u konfiskuan edhe furgoni i të arrestuarit, dy celularë dhe pasaporta e tij. Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit dhe partnerët për të dokumentuar burimin e këtyre parave.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Grabitet me armë argjendaria në Paskuqan, dy autorët largohen me motor

Një argjendari në zonën e Paskuqanit është grabitur pasditen e sotme, ku dy persona të paidentifikuar kanë marrë...

Zjarri në Selenicë, flakët shkrumbojnë dhjetëra makina në një pikë grumbullimi automjetesh

Një zjarr i rënë rreth mesditës së së mërkurës në fshatin Penkovë, pjesë e Bashkisë së Selenicës, përfshiu...

Zjarri në Mallakastër/ Flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë

Në operacion është angazhuar një avion zjarrfikës "Air Tractor" nga Spanja. Avionin e ka sjellë kompania me të...

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; datat dhe oraret

ARRSH ka bërë të ditur se nga ora 00:00 deri në 04:30 do të kryhet vendosja e trarëve...