Plagosi rëndë 19-vjeçarin, durrsaku kapet në kufi teksa tentoi arratisjen!

Date:

Share post:

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen e rëndë të një të riu është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.

Nazif Xhaferraj, banues në Durrës, ishte në kërkim që prej datës 28 shkurt 2025, pasi dyshohet se, në bashkëpunim me vëllanë e tij, F. Xhaferraj, ka sulmuar me sende të forta 19-vjeçarin L. Gj., duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14 të Durrësit dhe dyshohet se motivet e sulmit kanë qenë të dobëta.
Pas ndalimit nga policia, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të vënë para drejtësisë të gjithë të përfshirët.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Meloni i propozon UE “Kampe riatdhesimi” në vende të treta si në Shqipëri

Shfrytëzimi i krizës së Ceutës për të përfituar në Bruksel. Ky është objektivi i qeverisë italiane, e cila...

“Ambasadori i SHBA-së refuzoi një mbledhje në Boston se priten ngjarje në Shqipëri, Azem Hajdari apo…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë

Kur s’kishin kaluar as tre muaj nga shpallja e pluralizmit politik në Shqipëri dhe vendi ishte në prag...

Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave

Një 30-vjeçar në Lezhë u ka shpëtuar paq plumbave në drejtim të tij. Ai po lëvizte me ‘Audi’-n e tij...

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...