Pas konfirmimit të tij si kandidat i Partisë Socialiste në listën e mbyllur për qarkun e Durrësit, shkrimtari dhe stomatologu Loer Kume ka reaguar publikisht, duke e cilësuar këtë angazhim si një mundësi për t’i shërbyer komunitetit dhe një përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve.
“Është nder dhe kënaqësi të jem pjesë e listës së Partisë Socialiste për legjislaturën 2025-2029. Deri më sot kam komunikuar me publikun përmes letërsisë dhe publicistikës, por tani i jap rrugë një komunikimi të ri, atij të veprimit për komunitetin tim”, shprehet Kume.
Kume shpreh solidaritet me personalitete të së djathtës që mbetën jashtë listave zgjedhore, duke i cilësuar ata si vlera për parlamentarizmin dhe debatin politik në vend.
“Besimi im është se Shqipëria bëhet më e mirë vetëm nga shqiptarët dhe vetëm me dialog”, thekson ai, teksa falënderon ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim të ri politik.
©️zërionline


